C’lidhje ka shteti amerikan i Nevadas me Shqipërinë? Në rite, tradita, zakone apo afërsi gjeografike nuk ka asgjë të përbashkët, madje as në kulturën e kazinove.

Gjithsesi, këtë lidhje e ka bërë që në vitin 1977 Kevin Baugh. Në këtë vit ai shpalli “Shtet sovran” një porcion të vogël prej 6.3 ha të shtetit amerikan të cilin e quajti Republika e Molosëve. Me burime të limituara, Baugh qeveris duke përdorur si monedha xhetonat e pokerit.

Ajo që të bën më shumë cudi është fakti se ai përdori si himn të Republikës së tij, një version të përpunuar të himnit tonë kombetar. Presidenti aktual Kevin Baugh drejton vendin me vetëm 11 banorë dhe kryen njekohësisht edhe detyrën e ministrit të Jashtëm.

Republika e Moloseve është një nga vendet e para në botë që ka njohur pavarësinë ë Kosovës, një ditë pasi Prishtina zyrtare e shpalli.

Cfarë lidhje ka me Shqipërinë? Ngelet ende për t’u zbuluar.

Top Channel