Do të rishkruhet historia e njerëzimit?

25/03/2010 10:45

Nëse skuadra e kërkuesve që ka studiuar gjurmët e një varri në malet Altai në Siberi në kufi me Mongolinë ka të drejtë, atëherë  historia e njerëzimit duhet të rishkruhet.

Sipas Johannes Krause, antropolog në Institutin Max Planck në Lipsia, kocka e gjetur në shpellën e Denisovës, i përket një specieje njerëzore të ndryshme nga Neandertal dhe nga modernët Homo Sapiens.

Kocka daton 40 mije vite më parë, por në atë kohë speciet e vetme që njihen janë Neandertalët dhe  Sapiensët. Ekzistenca në të njëjtën kohë e një specieje tjetër duhet të hapë debate të mëdha në fushën e antropologjisë.

Po ashtu në vitin 2003 u zbuluan në Indonezi mbetjet e qënieve të tjera që kanë jetuar 13 mije vite më parë dhe që janë quajtur Hobbit.

Top Channel