Britani, macja rikthehet në shtëpi pasi u varros

25/03/2010 17:50

Kush thotë se macet kanë shtatë shpirtra, nuk e ka shumë gabim, pasi këtë e ka vërtetuar një felin në Britaninë e Madhe.

Alfie, një mace e rracës ginger tom, është rikthyer në shtëpi 9 muaj pasi u varros nga pronarët. Misteri nuk është zbuluar ende por Alfie nuk do jetë më e lumtur si më parë, pasi padronët e saj kanë marrë një mace tjetër të të njëjtës racë.

Alfie u gjet e shtypur nga një makinë dhe pronarët e varrosën me të gjitha nderimet. Por pak ditë më parë, një prej komshinjve i njoftoi se kishte parë macen e tyre në lagje, gjë të cilën familja Petrillo e mori me shaka. Katy Petrillo shprehet se nuk ka asnjë dyshim që macja është pikërisht Alfie.

Kryefamiljari Angelo Petrillo nga ana tjetër shprehet i sigurtë se e varrosi macen dhe nuk arrin të shpjegojë rikthimin e saj. Në të vërtetë, mes shumë hipotezave, vetëm njëra duket se ka kuptim. Macja e varrosur nuk ishte Alfie që gjatë 9 muajve është mbajtur në shtëpi nga dikush tjetër.

Top Channel