Belgjike, revistat shiten bashkë me birrat

25/03/2010 10:15

Dy revista të përjavshme begle “Tele Moustique” dhe “Humo” kanë rritur 50 përqind shitjet e tyre duke u ofruar lexuesve të tyre edhe nje birrë falas.

Sulmi i marketingut i këtyre mediave, të specializuara për programet televizive do të zgjasë për disa javë.

Deri më tani llogariten 3 milionë shishe të shpërndara bashkë me revistat. Botuesit e revistave presin që të arrijnë pikun historik të shitjeve me këtë gjetje shumë të vecantë.

Top Channel