Avokatët, grevë për pagesat

25/03/2010 15:25

Mbi 100 avokatë në të gjithë vendin, të cilët janë caktuar kryesisht nga gjykata dhe prokuroria për të mbrojtur të pandehur të varfër,  prej të paktën shtatë muajsh nuk janë paguar për proceset që kanë zhvilluar.

Kreu i Shoqates se Avokateve Penaliste, Sajmir Vishaj, deklaron se nese kjo situatë nuk zgjidhet ata ne fillim te prillit do bojkotojnë proceset gjyqësore.

I kontaktuar ne telefon nga Top Channel, kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, tha se është në dijeni me problemin e avokatëve kryesisht dhe u ka percjellë shkresë zyrtare Autoriteteve dhe për këtë po pret një përgjigjje.

Avokatët kryesisht, mbrojnë të pandehur në gjendje jo të mire financiare, përgjatë hetimeve paraprake në prokurori dhe në seancat gjyqësore dhe paguhen nga fondet e prokurorise dhe gjykatës.

Top Channel