Vizat, paditet kreu i Omonia-s

24/03/2010 11:55

Kreu i degës lokale të Omonia-s në Korcë, Spiro Lici eshte cuar për ndjekje penale me akuzen e shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Burimet nga policia e Korcës kanë deklaruar se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj Spiro Licit pasi në bazë të informacioneve të siguara nga policia gjatë hetimeve rezulton se ai ka abuzuar me detyrën e tij si kryetar i organizatës Omonia.

Sipas grupit hetimor nga marrja në pyetje e personave abuzimi i referohet faktit se kreu i Omonias ne Korce ka  nxjerrë viza për në shtetin grek, personave që nuk janë anëtare të kësaj organizate, duke mos iu prere faturë për lekët që personat paguajnë për vizat.

Dhjetëra qytetare iu drejtuan Omonia-s me ankesa per parate e dhena per vizat qe nuk jane marre duke kerkuar kthimin e lekeve dhe te dokumentave te paraqitura prane kesaj zyre.

Nderkohe qe ne nje deklarate te tij konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka thene se jane paraqitur 55 persona me dokumenta false per viza nga ana e Omonia-s, per t’i nisur si pasagjere me nje autobus drejt Greqise, te cilin konsullata e bllokoi sepse kishte dyshime serioze per abuzime. Konsulli grek i Korces e akuzoi kryetarin e Omonia-s Spiro Lici se kishte paraqitur edhe dokumenta false per t’i nxjerre viza personave te kerkuar nga Interpoli.

Top Channel