Stenografia, gjuha që vetëm shkruhet

24/03/2010 20:50

Shpeshherë njerëzit mundohen të mbajnë gjallë, një gjuhë të vdekur, që nuk flitet, por vetëm shkruhet.

Një nga këta njerëz është edhe Merita Dulaku, e cila është e aftë që gjuhën shqipe ta shkruajë jo ashtu sic flitet. Kjo metodë quhet stenografi dhe Merita është stenografe.
 
“E kam filluar si një dëshirë të familjes dhe për të qënë më e informuar në atë kohë. Bëhëj fjalë për vitet ’70 dhe si vajzë e re me dëshirën për të mësuar gjithcka. Kjo ishte një mundësi që mu dha dhe unë e shfrytëzova”, shprehet Merita.

Ajo do ta përdorte për herë të parë alfabetin stenografik në vitin 2000, por që shënon dhe fillimin e aktivitetit të KQZ-së.

“Stenografinë nuk është se e kam praktikuar shumë për pozicione pune, por fillimisht e kam përdorur për qëllimet e mia personale”, thotë Merita.

Ndryshe nga alfabeti i gjuhës shqipe, stenografia ka 35 shkronja.

“Shqisat e të dëgjuarit janë shumë të zhvilluara tek unë, por duhet të kesh një memorie shumë të mirë të bësh shkrirjen mes shkronjave për të dalw një fjalë e vetme”, shpjegon Merita.

Nëse stenografinë do ta quajmë një disiplinë më vete, rregullat e saj nuk janë fikse. Cdo stenografe mund të shënoje shenja të vetat që i referohen një fjale të caktuar.

“Është një metodë që ka rregullat e veta për t’u shkruar. Është për njerëz të vecantë dhe është e ndryshme për vende të ndryshme”, thotë Merita.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel