Socialistët europianë: Kuvendi thelloi krizen

24/03/2010 15:05

Pas rikthimit të ngërcit politik me votimin e komisionit hetimor parlamentar pa mbështetjen dhe voten e opozites ka ardhur një deklarate udheheqësve te Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian.  (UPDATE)

Në këtë deklarate ata shprehin shqetësimin e tyre të thellë mbi situatën politike në Shqipëri. Pas kthimit të pjesëtarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë në Kuvendin e Shqipërisë, nuk është dhënë ende nga ana e partive të mazhorancës qeverisëse një përgjigje e kënaqshme për kërkesat e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, që do të zhvillojë një hetim të plotë, duke përfshirë edhe hapjen e kutive te votimit, mbi mënyrën sesi u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të 2009. Shqipëria e gjen sërish veten në një krizë të thellë politike, e cila po bllokon seriozisht ambiciet europiane të vendit.

 Ne deklarate thuhet se Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian u bën apel të gjitha forcave politike që të arrijnë transaprencën e plotë të procesit elektoral, si një bazë e qëndrueshme për përmirësime të rëndësishme, në mënyrën sesi do të organizohen zgjedhjet në të ardhmen, duke bërë që ato të përmbushin standardet ndërkombëtare.

Udheheqesit socialiste thekesojne se rruga për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri duhet gjetur urgjentisht dhe se duhen vendosur bazat e një dialogu konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës me synimin për të forcuar procesin e integrimit europian të vendit. Gjithashtu behet e ditur se zvendes presidentet e grupit Severin dhe Swoboda përsëritën vullnetin e tyre që – nëse është e mundur së bashku me kolegët e tyre nga Grupi i Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian – të vijnë në Shqipëri dhe të zhvillojnë bisedime me të gjitha palët për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje për krizën që po kalon vendi, mbi bazat e një zgjidhjeje të ekuilibruar.

Top Channel