PS: Zgjidhja e vetme, protestat

24/03/2010 12:15

Partia Socialiste është e vendosur që në situatën e krijuar zgjidhja e vetme janë protestat.

Deputeti socialist Blendi Klosi deklaroi se Shqipëria është në një krizë më të thelle, e cila nuk është vetëm politike.

“Rritja e cmimeve të ushqimeve, faturat e shtrenjtuara të energjisë elektrike, rritja e paralajmëruar e cmimit të ujit, rënia e frikshme e niveleve të tregtisë, zhvlerësimi i monedhës vendase, vështirësitë e kredimarrjes jo vetëm për biznesin por edhe për individët, janë treguesi më i qartë se vështirësitë  me të cilat përballen qytetarët shqiptarë kanë shkuar aty ku nuk mban më”, u shpreh Klosi.

Sipas tij, për gjendjen e krijuar përgjegjëse është qeveria, e cila refuzon në mënyrë të përsëritur të mbrojë interesat e tyre.

“Përballë kësaj situate mbetet vetëm një mënyrë për të gjetur zgjidhje: protestë dhe vetëm protestë”, u shpreh Klosi.

Top Channel