PE, grupi i majtë: Kriza po pengon integrimin

24/03/2010 13:15

Udhëheqësit e Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian u bëjnë apel forcave politike në Shqipëri që të bëjnë transparencën e plotë të procesit zgjedhor, pasi situata po pengon rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Grupi thekson se opozita ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje të kënaqshme lidhur me komisionin hetimor që do të bëjë hetimin e plotë të zgjedhjeve të 2009, përfshirë edhe hapjen e kutive.

“Shqipëria e gjen sërish veten në një krizë të thellë politike, e cila po bllokon seriozisht ambiciet europiane të vendit”, thuhet në deklaratën e grupit, lidhur me gjendjen aktuale në vendin tonë.

Po ashtu theksohet se duhen vendosur bazat e një dialogu konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës me synimin për të forcuar procesin e integrimit europian të vendit.

Top Channel