Kukan: Bojkoti frenon integrimin

24/03/2010 14:55

Kryetari i delegacionit për Europën Juglindore në Parlamentin Europian, Eduart Kukan, pas përfundimit të vizitës në Shqipëri ka nxjerrë një deklarate, bashkë me një anëtar tjetër të delegacionit, përfaqësues të grupimit të qendrës së djathtë në Parlamentin Europian.

Lidhur me situatën aktuale politike në Shqipëri, në deklaratë u “bëhet thirrje të gjithë udheheqësve politike të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje brenda institucioneve demokratike”, pasi sipas tyre “te gjitha institucionet e ngritura demokratike duhet të funksionojnë, në mënyrë që të përballojne sfidat e integrimit europian”.

Kryetari i delegacionit per Europen Juglindore ne Parlamentin Europian, Eduart Kukan thote ne deklarate se “debati politik duhet te zhvillohet ne kornizen e ketyre insitucioneve dhe vendimet e tyre duhet te respektohen gjeresisht”.

“Te gjitha tentativat e mundshme ne te ardhmen per te bojkotuar Parlamentin, do te frenojne ambiciet e Shqiperise ne rrugen e saj drejt bashkimit Europian”,- thuhet ne deklaraten e zotit Kukan. Persa i perket ceshtjes se vizave, anetaret e delegacionit nga Parlamenti Europian thone se vleresojne progresin e Shqiperise ne permbushjen e kushteve per liberalizimin e vizave dhe ne rast te nje raporti pozitiv nga ekspertet e Komisionit Europian, ata jane te gatshem te mbeshtesin vendimin per liberaliizmin e plote te vizave me Shqipërinë.

Top Channel