Korcë, formulohen akuzat për kreun e Omonia-s

24/03/2010 11:05

Prokuroria e Korcës ka nisur punën për të formuluar akuzat e procedimit penal ndaj kreut lokal te Omonias, Spiro Lici, pas skandalit me vizat ne konsullatën greke.

Kreu i organizatës minoritare, i cili dyshohet për futje në listë të personave duke falsifikuar dokumentat, akuzohet për shpërdorim detyre.

Gjithashtu ai akuzohet edhe per ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Skandali në qytetin jug-lindor u zbulua pas ankesave të qytetareve, të cilët denoncuan dhënien e shumave në këmbim të një vize të prëmtuar nga organizata Omonia.  

Top Channel