Korcë, ekspozitë e konsullit grek

24/03/2010 13:55

Konsulli grek në Korcë ka shpalosur  një tjetër anë të tij, pasionin për artin figurativ. Jashtë diplomacisë Theodhoros Ikonomu eshte shfaqur si një njeri që dashuron pikturën duke u bërë pjesë e një ekspozite të vecantë.

Ai ka sjelle në galerinë e Arteve “Guri Madhi” një koleksion personal me 45 piktura. Ato janë perzgjedhur nga ana e artistëve korcarë që janë impresionuar kur kanë zbuluar se konsulli ruan 150 piktura. Ai thote se është pasioni për artin që e ka bërë që në 25 vjet të koleksionojë piktura të ndryshme, ndërsa pesë nga pikturat e prezantuara per artdashësit mbajnë autorësine e tij.

Ikonomu ka thene se arti eshte nje ure e mire bashkepunimi dhe kjo e ka terhequr per t’i sjelle Korces edhe kete pasuri. Ekspozita ka terhequr shume vizitore dhe kureshtare per shkak te pikturave te gjinive te ndryshme dhe faktit se ato jane pjese e nje koleksioni privat shumevjecar.

Top Channel