Kaliforni, mbyllet muzeu i bananes

24/03/2010 12:40

Mbyllet në Kaliforni muzeu më i madh i bananes në botë. Autoritetet i kanë kërkuar drejtorit të “International Banana Club and Museum” që të boshatiset ndërtesa në të cilën gjendeshin krijime të ndryshme më baze frutin tropikal.

Sipas “Wall Street Journal”, autoritetet mendojnë që ta përdorin ndërtesën për të rigjallëruar jetën e qytezës Hesperia.

Ai i bananes nuk ishte i vetmi muze gjigand frutash pasi në Britani ndodhet ai i karrotave, ndërsa në SHBA ekziston muzeu i mollës dhe ai i qepës.  

Top Channel