Indi, armë me spec djegës

24/03/2010 12:55

Ushtria indiane zgjedh një përbërës të vecantë për të ndërtuar armët e luftës kundër terrorizmit.

Bëhet fjalë pëe një perim, specin më djegës në botë. Disa teste me granatë kanë treguar efikasitetin e madh të armës sekrete, e cila funksionon si gazi lotësjellës.

Speca që njihet edhe si “bhut jolokia” ka hyrë në librin Guinness si më pikantja në botë. Lajmin e konfirmon ushtria sipas se cilës, “granata me spec djegës është testuar në laboratoret e ushtrisë”.

Por speci mund të përdoret edhe për armë të tjera. “Bhut jolokia” kultivohet në zonën veri-lindore të Indisë dhe përdoret për kurimin e sëmundjeve të stomakut.

Top Channel