Gjirokastër, edhe konsullata në grevë

24/03/2010 14:30

21 punonjës të konsullatës së përgjithshme të Greqisë, në Gjirokastër kanë ndërprerë sot për katër orë punën në solidarizim të institucioneve të tjera në Greqi që kanë kundërshtuar planin ekonomik të qeverisë greke për të zgjidhur krizën finaciare dhe ekonomike në këtë vend.

Puna është pezulluar prej orës 8 të mëngjesit deri në orën 12 ndërsa burime zyrtare brenda kësaj Konsullate kanë pohuar për Top Channel se kjo grevë katër orëshe mund të pasohet edhe nga ndërprerje të tjera të punës në mbështetje të protestave që sindikatat e sektorëve të ndryshëm kanë ndërmarrë në Greqi.

Protesta ndaj masave të vlerësuara tepër shtrënguese të qeverisë greke duket se tashmë i ka kaluar kufinjtë e Greqisë dhe po reflektohet  edhe prej selive diplomatike të Greqisë në rajon.

Top Channel