Ceceni, “ruletë ruse” me fund fatal në dasmë

24/03/2010 08:35

Duhej të ishte thjesht një shaka por është kthyer në një tragjedi para të afermve dhe miqve.

Në Astrakhan të Cecenisë gjatë një dasme, dhendri ka shkrepur disa herë pistoletën në kokë dhe me pas ka ftuar edhe të tjerët ta bëjnë këtë.

Një dëshmitar ka marrë pistoletën dhe e ka shkrepur në kokë, por kjo ka rezultuar fatale sepse “ruleta ruse” nuk e ka falur të riun, pasi nga tyta ka dalë një plumb, duke e plagosur rëndë në kokë. Plumbi prej gome ka prekur kafkën, duke i shkaktuar dëshmitarit dëme të rënda shëndetësore.

Sipas burimeve spitalore, djali ka ngelur i paralizuar, ndërsa dhendri u arrestua. “Doja thjesht të ngrohja turmën dhe t’u tregoja dicka të vecantë. Nuk e besoja se dikush do përsëriste gjestin tim”, tha ai para policisë.  

Top Channel