Angli, sharrohet pylli, kryheshin marrëdhënie seksuale

24/03/2010 08:45

Një qytezë në Lancashire të Anglisë e quajtur Darwen ka prerë 6 mijë pemë për të ndaluar njerëzit të kryejnë marrëdhënie seksuale në pyll.

Sipas tabloidit “Daily Mail”, pylli ishte kthyer në një nga “suitat” e preferuara të njerëzve që dëshironin të kryenin marrëdhënie seksuale. Hapësira prej 12 ha tashmë nuk ka më asnjë pemë pas urdhërit të dhënë nga komuna e Blackburn.

Por ky veprim ka ngjallur reagimin e ambientalistëve, sipas të cilëve, kjo është një masë skandaloze. Brian Jackson nga “Friends of the Earth” ka shtuar se gjithcka i duket absurde. Por zyrtarët e komunës janë mbrojtur duke thënë se në këtë zonë do mbillen pemë të tjera.

Top Channel