SMM J2135-0102. Ky është emri që astronomët i kanë dhënë një galaksie, ekzistenca e së cilës është zbuluar vetëm tani, falë një vëzhgimi të detajuar bërë me teleskopin Apex.

Galaksia është shumë larg dhe mendohet të jetë krijuar 10 miliardë vite më parë.

Kërkimi është publikuar në revistën “Nature”. Astronomët po vëzhgonin disa galaksi të tjera, kur kanë pikasur një galaksi të re dhe brilante por edhe më larg se të tjerat.

“SMM J2135-0102 prodhon yje me një ritëm të barabartë me 250 diej në vit”, u shprehën studiuesit.

Top Channel