Ukrainë, topless për femra në qeveri

23/03/2010 17:25

Shoqata ukrainase në mbrojtje të të drejtave të femrave “Femen” ka dalë sërish në shesh duke protestuar në mënyrë origjinale kundër kryeministrit Nikolai Azarov, i cili nuk ka përfshirë asnjë femer në kabinetin e ri qeveritar.

Aktivistet e organizatës, gjysmë të veshura, kane bërë thirrje nga sheshi që bashkeshortet e qeveritarëve ta refuzojne seksin me ta. “Me gjithë respektin qe kam për femrat, ato nuk merren dot me reforma. Nuk janë në gjendje t’u thone “jo” drejtuesve të tyre”, u shpreh pak ditë më parë kryeministri.

Por nga ana tjetër, levizja feministe synon që kjo gjë të ndryshojë. A ao arrijnë t’ua mbushin mendjen bashkehorteve të ministrave? Kjo ngelet për t’u parë nga levizjet e Azarov në kabinet.   

Top Channel