Procesverbalet e votimit, tabelat e rezultateve dhe procesverbalet e numërimit janë të vetmet dokumente disponibël për këdo.
Kështu u shpreh një ditë më parë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, në një intervistë për “Shqip”.
Në gjykimin e tij, Kodi Zgjedhor përcakton që fletët e votimit nuk ruhen por asgjësohen, ndërsa materialet zgjedhore arkivohen.
Ristani sqaroi se Kodi nuk ka lënë asnjë hapësirë për KQZ-në apo për këdo tjetër që me materialin e ndodhur në kutitë e votimit të kryhen veprime të tjera.
I pyetur për çështjen e problemeve me listat zgjedhore, Ristani mendon se “ndoshta, mund të ketë raste që në listat e zgjedhësve të ketë shkelje ligjore”.
“Them mund, sepse asnjë nga këto pretendime nuk i është nënshtruar rrugës së verifikimit ligjor”, ka pohuar Ristani.
Top Channel