Riley, qeni që i pëlqen të jetë human

23/03/2010 16:35

Përvecse është kafsha “mik” i njeriut, në të njëjtën kohë është edhe kafsha që i kupton më mirë gjestet humane.

Të paktën këtë na lë të kuptojmë qenushi Riley, i ulur në tavolinën e ngrënies, duke festuar 1 vjetorin e ditëlindjes së tij. Pronari nga San Jose, Ravelo Maureen, thotë se Riley eshtë një kafshë aq shprehëse sa shpesh herë harron që është një qen.

“Riley e bën fytyrën përherë si kjo në foto”, shprehet 22 vjecari, i cili shton se qenushi mund të bëjë edhe fytyrën e një “snobi” apo të një “kureshtari”. “I pëlqen të ulet në karrige bashkë me ne, të hajë drekë dhe të shtrihet bashkë me ne. Ndonjëherë nuk e kuptoj si ka mundësi që ai të jetë një qen”, perfundon Ravelo.

Top Channel