Një kompani kanadeze ka kryer rivlerësim të zonave naftëmbajtëse të Patos-Marinzës dhe Kuçovës dhe ka dalë në përfundimin se sasia e përgjithshme e naftës që mund të nxirret është rreth 20 për qind më e lartë nga sa mendohej më parë.
Lajmi u dha nga kompania “Bankers Petroleum”, e cila shfrytëzon me anë të disa kontratave koncesionare këto zona.
Rezervat e naftës që janë të dokumentuara, plus ato që kanë probabilitet të lartë të gjenden, janë shtuar me 42 milionë fuçi.
Nafta e Patos-Marinzës u shit në tregun ndërkombëtar gjatë vitit të kaluar për mesatarisht 37 dollarë për fuçi.
Sipas çmimeve të vitit 2009, sasia e naftës së nxjerrshme në Shqipëri është shtuar me rreth 1.6 miliardë dollarë.
Por vlerësime të tilla konsiderohen si jo shumë të sigurta, për shkak se një numër i madh faktorësh mund të kenë ndikim të madh te rezultati final.
Top Channel