Plehra në aksin Fier-Vlorë

23/03/2010 12:35

Një pjesë e aksit rrugor kombëtar Fier -Vlore është pushtuar nga mbetjet urbane, të hedhura nga banorët e zonës dhe personat që kryejnë aktivitetin e tyre në këtë zonë.

Si te mos mjaftonte, përgjate segmentit rrugor, shkarkohen edhe mbeturina që vijnë nga qytetet e Fierit dhe të Vlorës. Bëhet fjalë për segmentin rrugor nga qyteza e Levanit deri ne uren e Mifolit me nje gjatesi rreth 7 km.

Ne kete segment rrugor, pjesa midis trasese hekurudhore dhe rruges automobilistike në të gjithë gjatësine e saj është e mbushur me mbeturina të llojeve te ndryshme. Hedhja e mbeturinave ne kete segment rrugor eshte nje ndotje masive qe i behet mjedisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA