Pengmarrësi para gjyqit shfaq cekuilibrim mendor

23/03/2010 12:00

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 25-vjecarin Romeo Leka i arrestuar pak ditë më parë për grabitje banke dhe pengmarrjen e një studenteje.(UPDATE)

Pengmarrësi është dërguar në sallën e gjyqit ku ka dëgjuar faktet e dhëna nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

I pandehuri është nervozuar menjëherë sapo prokurori i ceshtjes zoti Adnan Xholi,përpara se të radhiste akuzat ndaj tij, kërkoi që masa e sigurisë të bëhej me dyer të mbyllura,duke shfaqur shenja të qarta të cekuilibrit mendor.

Mes shqipes dhe anglishtes Romeo i cili akuzohet për pengmarrje, grabitje banke, tentativë për grabitje banke, tentative për grabitjen e një taksie është shfaqur i paduruar përgjatë masës së sigurisë dhe me mungesë dëshire për të dëgjuar vendimin e gjykatës. Ai është qetësuar shpesh nga policet qe e shoqeronin në kafaz. Ndërkohë që në sallë përvec medias nuk kishte asnjë të afërm.

I riu u arrestua pak ditë më parë pas pengmarrjes së një vajze qe zgjati 45 minuta. Ai njihej për policinë si person me precedente , ndërkohë që psikologët e kanë kategorizuar si tip antisocial. Romeo Leka ishte larguar së bashku me familjen për në Amerikë në moshë të mitur dhe u deportua nga Autoritetet si i implikuar në cështje droge dhe grabitje. Përgjatë qëndrimit në Shqipëri ai e ka patur te pamundur të krijojë afrimitet me kushërinjtë e tij, pasi askush nuk e perkrahte për t’u strehuar.

Top Channel