Nishani takohet me homologun kuvajtian

23/03/2010 21:30

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani është takuar me zv/kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë së Kuvajtit, Rashid Abdulmohsen Al-Hammad.

Sipas një komunikate të shpërndarë nga ministria, Nishani  bëri një panoramë të punës që ka bërë në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë. Ai e njoftoi zv/kryeministrin, mbi hapat që kanë ndërmarrë Ministria e Drejtësisë në fushën e përmirësimit të legjislacionit për investimet e huaja në vend.

“Kemi bërë disa amendime për ligjin për investimet e huaja për t’i dhënë lehtësi biznesit që ai të ketë më shumë garanci kur të investojë në vendin tonë. Qëllimi i vetëm është t’i nxisim bizneset  të investojnë katpitalet e tyre në Shqiëpri sepse këtu do të gjejë një ambjent miqësor, një legjislacion dhe rend të qartë dhe të konsoliduar “, theksoi Nishani.

Nga ana tjetër, Rashid Abdulmohsen  Al-Hammad deklaroi gadishmërinë e vendit të tij për rritjen e  bashkëpunimit  në fushën e gjyqësorit nëpërmjet trajnimeve të përbashkta, si dhe shprehu dëshirën për të nxitur me tej  investimet kuvajtiane.

Top Channel