Nigeri, përleshjet, mbi 160 të arrestuar
23/03/2010 04:50
Mbi 160 persona janë arrestuar prej autoriteteve nigeriane si përgjegjes dhe pjesëmarrës në masakrën ndërfetare që përfshiu vendin para pak javësh.
Policia njofton se nga këta persona, 41 do të akuzohen për vrasje dhe 122 për kryengritje, dhunim të pronës publike dhe armëmbajtje pa leje.
Në përleshjet e 7 marsit mbi 200 persona u masakruan në zonat e populluara me shumicë besimtarësh të krishterë në afërsi të qytetit të Josit. Sipas autoriteteve pjesa më e madhe e viktimave të regjistruara janë muslimanë.
Top Channel