Meta: Ligji i SHISH do të rishikohet

23/03/2010 08:45

Projektligji i ri për shërbimet sekrete do të konsultohet me NATO-n dhe BE-në. Drafti aktual i propozuar nga qeveria do të rishikohet apo më saktë do të asistohet nga partnerët e Shqipërisë, në mënyrë që ligji i ri të pasqyrojë standardet më të larta për një vend anëtar të aleancës.

I sapokthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri dy i qeverisë, njëkohësisht ministër i Jashtëm, Ilir Meta, ka informuar mbi tërheqjen e ekzekutivit rreth kësaj çështjeje, që provokoi madje edhe një reagim të posaçëm të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

“…ligji aktual është një ligj i vjetër, ndërkohë që ka ndryshime shumë të rëndësishme…natyrisht që ka nevojë për një rishikim, apo edhe për një përmirësim të tij. Sigurisht që kjo do të bëhet në konsultim të ngushtë me të gjithë partnerët tanë, në radhë të parë me BE ku duam të anëtarësohemi, dhe me NATO-n ku jemi anëtarë”, deklaroi ministri i Jashtëm i Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA