Kriza, PS nis lobingun te ndërkombëtarët

23/03/2010 08:35

Vendimi i opozitës për rinisjen e protestave në muajin prill do të jetë një zhvillim politik që do të kombinohet me një fushatë informuese edhe në selitë e diplomacive perëndimore.

Burime nga ekipi drejtues i Partisë Socialiste deklaruan dje për “Shqip” se kontaktet me përfaqësues politikë të Parlamentit Europian nuk kanë munguar që prej ditës së shtunë, pra menjëherë pas dështimit të debatit parlamentar.

Në funksion të informimit, por edhe të përkrahjes së kauzës së PS, duket se selia rozë nuk do të heqë dorë nga lobimi në Bruksel.

“Që ditën e shtunë e në vijim ne kemi marrë kontakte me përfaqësues të PE, përfshi edhe liberalët. Jemi shumë optimistë se në ditët në vijim do të ketë zhvillime në këtë drejtim, përfshi këtu aktivitete të ndryshme ndërkombëtare ku ne do të marrim pjesë dhe do të bëjmë të ditur qëndrimin tonë”, theksuan burimet nga PS.

Me më shumë rëndësi është pritshmëria që selia rozë po ushqen nga nismat lobuese në Bruksel, prej të cilave nuk përjashtohet as edhe ripërcaktimi i një qëndrimi të mirëfilltë politik për krizën në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA