Komisioni hetimor nis sot punën

23/03/2010 08:25

Sot pritet të mblidhet komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, përkatësisht vetëm një  pjesë e tij, e cila u miratua të premten e shkuar pa votat e opozitës.

Mazhoranca zotëron të gjitha mekanizmat për ta kontrolluar këtë komision, edhe pse Kryeministri Berisha ka deklaruar se opozita do ta ketë shumicën efektive, por edhe kreun e komisionit.

Faktikisht Partia Demokratike ka shtatë deputetë anëtarë të saj dhe një i takon Lëvizjes Socialiste për Integrim, pjesë e mazhorancës, ndërkohë që Partia Socialiste ka shtatë anëtarë bashkë edhe me kryetarin e saj.

Siç mësohet, deputeti i LSI-së, Nasip Naço, pritet të zgjidhet sekretar teknik i komisionit, që në fakt ka qenë edhe kërkesë e kësaj force politike gjatë diskutimeve në parim në lidhje me dy draftet e PS-së për hetimin e zgjedhjeve.

Një burim pranë grupit parlamentar të Partisë Demokratike theksoi se nëse do të ketë sinjale të qarta politike nga lidershipi, komisioni pritet të mblidhet që sot për të ngritur infrastrukturën e hetimit të zgjedhje, e cila do ta mbajë të hapur gjendjen me anë të një arkitekture procedurale për ardhjen e anëtarëve të opozitës në çdo moment që mund të merret vendimi nga selia rozë.

Në këtë situatë një deputet apo dy nga Partia Demokratike do të japin dorëheqjen, në mënyrë që opozita të marrë shumicën efektive të komisionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA