Efektet negative të ilaceve, nis monitorimi

23/03/2010 16:25

Efektet negative që mund të japin barnat mbi pacientët do të monitorohen dhe raportohen për herë të parë nga personeli mjekësor.

“Cdo profesionist do të ketë edhe detyrën thelbësore për të parë sjelljet e barnave në raport me patologjinë”, u shpreh ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Drejtori i Qendres se Kontrollit të Barnave sqaroi se ky eshte nje hap shume i rëndësishem, pasi evidenton problemet që mund të hasin pacientet me cilësine apo me keqpërdorimin e barnave.

Perfaqësuesit e ambasadës italiane sqaruan se farmako-vigjilenca është një hap cilësor që është nderrmarrë prej vitesh në shumë vende dhe që garanton cilësine shendetësore të cdo pacienti.

Top Channel