“Vizat”, Kukan: Liberalizim me t’u plotësuar kriteret

22/03/2010 13:55

Kryetari i delegacionit europarlamentar për Evropën Juglindore, Eduard Kukan siguroi se do të bëhet cmos për Shqipërinë që procesi i liberalizimit të vizave të bëhet realitet në verën e këtij viti.

Kukan theksoi se një përgjigje do të jepet pas vlerësimit dhe përmbushjes se kritereve teknike, vënë nga komuniteti për Shqipërinë.

Në një takim me kreun e shtetit, Bamir Topi, Kukan dhe eurodeputetë vleresuan rolin moderator dhe pozitiv që tregoi presidenti në organizimin e tryezës politike, që prodhoi rifillimin e dialogut politik.

Nga ana e tij, Topi shprehu besimin se partitë politike do të dinë të tregojnë vullnetin e tyre për kapërcimin e situatës dhe nënvizoi se zgjidhja institucionale e saj do të t’u shërbente interesave madhore të qytetarëve shqiptarë për një të ardhme integruese në BE.

Top Channel