Viktimat e luftës që vazhdon

22/03/2010 20:15

Kanë kaluar 12 vjet nga marsi i vitit 1999 kohë kur nisi lufta e Kosovës. Një luftë e ashpër që shkaktoi viktima gjatë, por edhe pas saj. Dhjetra e dhjetra të gjymtuar nga minat janë prova e gjallë e një lufte të dytë që pasoi të parën. Harresa e shtetit, lënia mënjanë me pak ose aspak vëmendje u dha të gjymtuarve një luftë të tretë thuajse njësoj si dy të parat, luftën e ashpër për të mbijetuar.

15,25 milionë metër katrorë tokë e qarkut të Kukësit ishte e mbjellë në vitin 1999 me vdekje, 120 kilometër vijë kufitare jetonte mbi mina, 40 persona humbën jetën se shkelën në vendin e gabuar, ndërsa plot 270 të tjerë lanë pjesë të trupit të tyre në këto shpërthime. Pa llogaritur ato qindra shtëpi që u shkatërruan nga bombardimet dhe goditjet e artilerisë serbe.

Ky eshte bilanci tragjik i nje lufte qe nuk u njoh kurre per te gjymtuarit qe la pas. Gjithe keta persona qe kane humbur duart, kembet apo edhe te dyja bashke, konsiderohen thjesht invalide pune duke u lene ne harrese aty ne fshatrat e tyre kufitare me Kosoven sot te pamvarur.

Per Ajetin qe ka humbur kemben vetem pak vite me pare nga nje mine kjo eshte menyra e vetme per te garantuar dicka me shume per familjen e tij. Ai merr nje pension invalidideti dhe nje asistence sociale qe nuk shkojne sebashku me shume se 16 mije leke ne muaj, para keto qe jane te pamjaftueshme per familjet e tij qe perbehet nga 9 persona, ai gruaja dhe 7 femije.

“Totalisht duhet te sakrifikojme te rrime nje here pa buke ne dite qe te plotesojme kushtet”, thote Ajeti.

Ne keto kushte Ajeti paguan edhe nje banese per 2 vajzat e tij te cilat duhet te ndjekin shkollen e mesme ne qytetin e Krumes rreth 1 ore larg nga shtepia e tyre. Ai nuk do kurresesi qe ato te mbeten pa shkolle, ndaj pranon te sakrifikoje gjithcka edhe veten e tij.

“Tash po e shikoni vete cfare sacrifice duhet te bej une per te jetuar me ngrene buke, ose per te cuar dy femije ne shkolle, tash ku eshte shteti, shteti vjen per vote, kur e merr i hipen kalit dhe mirupafshim iken”, shprehet Ajeti.

Per Ajetin eshte e padrejte qe te gjymtuarit ne keto zona te mos kene status te vecante, e per me teper ndihma ekonomike sipas tij nuk mund te jete e njejte per te gjithe.

Qindra metra me tej ne te njejtin fshat ne Helshan takojme Rustemin, te gjymtuarin qe mban familjen me parate qe merr nga fakteqesia e tij.

“Nje pension 130 mije leke sot per sot, jam vete i pesti, kam tre kalamaj dhe nusen, kam nusen pa pune. Nje perkrahje sociale here del here nuk del nje ndihme e paperballueshme per nje familjar veti i peste”, tregon Rustemi.

Ai prej vitesh tashme kerkon nga shteti t’i caktoje nje pagese qofte edhe minimale per nje shoqerues, nje rol qe e ben gruaja e tij. Ajo nuk mund filloje asnje pune pasi bashkeshorti i saj nuk mund te beje asgje pa ndihme.

“Kam kerkuar shoqerues me kane thene nuk te takon. Une jam i pamundshem te beje gjene me te vogel, as per pantallonat e mija nuk jam i zoti, ose te ha buke. Kudo qe te vete une duhet te marre shoqeruesin me vete gruan, keta me thone s’te takon”, rrefen Rustemi.

Shpesh e vetmja menyre per te mbijetuar mbeten borxhet, te cilat shume njerez me pas ja falin ose ja shtyne ne kohe deri sa te siguroje disa te ardhura me shume.

“Me vu doren ne zemer nje shoqerues, nje pagese, nje ndihme, pa u demtuar shteti, ca te them une”, thote Rustemi.

Eshte e veshtire te udhetosh ne fshatrat e Kukesit dhe te Tropojes e te mos gjesh thuajse viktima te minave te 1999.

Atehere ishte femije, tani eshte 27 vjec e i duhet te perballet me tragjedine qe i ka ndodhur 9 vite me pare. Korabi nuk mban mend asgje nga momenti kur ndodhi shperthimi, pervec faktit se kishte dale ne mal per te kullotur bagetine. Ai sot merr vetem 15 mije leke pension, nje pjese i duhen per ilace, me te tjerat mbahet familja e tij.

“Kjo nuk eshte e mjaftueshme fare. Jemi 6 anetare familje me kete jetojme me kete fatkeqesi, as baba s’ka pension, as nena, nje vella e kam ne shkolle te mesme, s’eshte e mjaftueshme fare kjo”, tregon Korabi.

Ai kerkon te harroje cdo gje qe ka lidhje me periudhen e jetes para shperthimit ku humbi krahet, kjo sic tregon ai ja ka bere disi me te lehte dhimbjen. E megjithate ai nuk mundet dot te pertype faktin se te gjithe te gjymtuarit trajtohen thuajse me lemoshe.

“Kryeministrit i drejtohem se eshte me i madhi atje t’i shohi keta njerez pa duar, tjetri pa kembe, pa sy, ta vere doren ne zemer e t’i ndihmoje keta njerez”, thote Korabi.

Shumica e te gjymtuarve nje pjese te parave qe marrin jane te detyruar t’i shpenzojne per ilace, ata nuk kane deme vetem ne gjymtyre, por ne te gjithe trupin. Pjesa tjeter eshte nje agoni e gjate per te kursyer parate e nevojshme e per te mbijetuar.

“Po nuk dalin, une dua ilace, une vete jam i semure, gruan e semure, nuk dalin as me e perballu”, rrefen Korabi.

Kjo eshte jeta e 270 te gjymtuarve nga minat ne qarkun e Kukesit. Asnje qeveri edhe pse jane nderruar shume qe prej vitit 1999, nuk eshte kujtuar t’u jape nje status te vecante. E vetmja ndihme e vazhdueshme per ta kane qene shoqatat e ndryshme nderkombetare, Shtetet e Bashkuara e Bashkimi Europian, ndersa shteti ame asgje, vetem premtime. Per ta nuk eshte perkujdesur vertete askush duke i lene thuajse ne meshire te fatit me nje lemoshe sa per te mbajtur frymen gjalle.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA