Tiranë, zënkë në “bllok”, i riu qëllon me pistoletë

22/03/2010 09:35

Një zënkë mes të rinjve e ndodhur dje në mbremje në kryeqytet, ka perfunduar pa viktima.

Një 18 vjecar ka qëlluar me armë zjarri rreth ores 22:00 në vendin e quajtur “Blloku” në kryeqytet, duke krijuar panik tek qytetarët. I riu me armë në dorë, pasi nuk ka mundur dot të kryejë vrasjen, është përpjekur t’i largohet policisë e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mes për mes bllokut që në këtë orë është i mbipopulluar, ai ka vrapuar me armë duke shokuar një pjesë të madhe të tyre. Më pas ai është futur në një pallat tek vendi i quajtur “Shallvaret”. Forca të shumta policore dhe ato Renea kanë rrethuar vendin nga frika e ndonjë pengmarrje të mundshme, për faktin se pallati është i gjithi i banuar.

I riu që ndodhej në katin e fundit të pallatit ka fshehur armën dhe i është dorëzuar forcave Renea sapo i ka parë ato.

Top Channel