Njëbrirëshi i rrallë që u zbulua 18 vjet më parë

22/03/2010 13:50

Deri në vitin 1992 bota lindore nuk e dinte që ekzistonte. Nuk bëhet fjalë për ndonje specie të re insekti por për nje kafshë që peshon rreth 1 ton.

Në muajin maj të 18 viteve më parë, një grup kërkuesish të organizatës WWF, zbuluan një lloj ë rrallë njëbrirëshi mes Laosit dhe Vietnamit.

Brirë më të gjatë dhe tipare të ngjashme me pasardhësit e tij, kafsha e quajtur Pseudoryx nghetinhensis nuk afrohet asnjeherë në ferma apo qëndra të banuara.

Në vitin 2006 një femër u kap nga popullsia vendase, por kafsha ngordhi disa javë më vonë. Imazhi i fundit fotografik daton në vitin 2000. Sa të tillë janë në qarkullim ende nuk dihet, por e sigurt është se numri i tyre po tkurret cdo vit e më shumë.   

Top Channel