Kukës, vritet me thikë i riu

22/03/2010 09:25

Një 17 vjecar ka humbur jetën mbremjen e së dielës në qytetin e Kukësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të qëndrës së qytetit duke shokuar banoret. Zanafilla e krimit ka patur nje zënkë të rastit mes dy grupeve te rinjsh. Pasi kanë replikuar me fjalë, grupet janë përleshur me njeri-tjetrin.

Një prej tyre ka nxjerrë thiken dhe ka vrarë me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij. Thika i ka prerë artieren kryesore të riut, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes pak pas kishte ndodhur, ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes. Sipas informacioneve, dy grupet e të rinjve konfliktoheshin shpesh me njëri-tjetrin.

Top Channel