Kukës, magazinat e harruara

22/03/2010 20:20

Magazina e grumbullimit dhe seleksionimit te patates në Kukës vijon që nga viti 2006 që të mos jetë në punë. Vit ky që shënon edhe inagurimin e saj nga kryeministri Berisha.

Magazina po të vihej në funksion do të zgjidhte përfundimisht tregun vendas te patates, pasi me qindra kuintalë patate u kalben tregtarëve dhe fermerëve të Kukësit.

“Ka qenë një premtim elektoral për pataten. Por ajo është një godinë e papërfunduar që nuk funksionon fare”, tregon një tregtar.

Magazina është ndërtuar nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit me një vlerë rrethë 450 mijë dollarë.

Mendohej se ajo do të ishte ndër më modernet perfishrë edhe dhomat frigoriferike të saj krahas makinerive të seleksionimit dhe përpunimit të patates, por për shkak të mos vendosjes së pajisjeve frigoriferike në godinë, magazina vazhdon të dergjet për të katërtin vit radhazi pa u vënë në punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA