Krumë-Gjakovë, dëmtohet rruga

22/03/2010 12:45

Rruga që lidh qytetin e Krumës me qytetin e Gjakovëska pësuar dëmtime të mëdha gjatë këtij muaji.

Në afërsi të komunës Golaj një masiv dherash ka rrëshqitur duke bllokuar njërin kalim të rrugës si dhe duke dëmtuar bankinën e saj. Dëmtimi më i madh i rrugës ndodhet në dalje të qytetit të Krumës ku një gjatësi prej 300 metrash linear rruge është shembur duke shkaktuar dëmtimin e njërit krah të rrugës.

Kjo pjesë paraqet mjaft rrezik për lëvizjen e automjeteve pasi shembjet vazhdojnë nga dita në ditë.

Pavarësisht rrezikut qe u kanoset udhetarëve, Drejtoria Rajonale e Kukësit nuk ka nderhyrë qofte edhe për të larguar dherat dhe guret nga rruga,duke lënë udhëtarët ne mëshirën e fatit. Dëmtimet e këtij aksi vijnë vetem më pak se 10 muaj nga dita kur ka përfunduar rikonstruksioni total i rrugës.

Top Channel