Kristo: Përmbytjet, fatkeqësi dhe përgjegjësi

22/03/2010 22:15

Pedagogu i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Ilir Kristo ka deklaruar se përmbytja në zonën e Maliqit ka ardhur si pasojë e fatkeqësisë natyrore dhe përgjegjësisë njerëzore.

“Zona u përmbyt dhe koha duhet ta kishte larguar këtë ujë. Por kjo nuk ndodhi dhe tregon se mjetet nuk punojnë mirë. Fatkeqësia natyrore ekziston, por edhe përgjegjësia njerëzore”, ka pohuar Kristo.

Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, profesori është shprehur se përmbytja, e cila këtë vit ka qenë më e madhe se në vitet e tjera, është një fenomen natyror, i cili ka dy faktorë.

“Faktori i parë është uji që vjen dhe i dyti uji që duhet të largohet. Por situata këtë vit ka qenë e jashtëzakonshme”, ka saktësuar Kristo.

Top Channel