Francë, në fund të vitit muzeu i parë për Zidane

22/03/2010 13:45

Muzeu i parë i dedikuar për Zinedine Zidane do të hapet në jug të Francës, në Aix-en-Provence, brenda fundit të vitit.

Ish-numri 10 i kombëtares franceze sapo ka firmosur një marrëveshje me komunën për blerjen e një terreni ku do të vendoset “Zidane Sport Concept”: 7 fusha kalcetoje të mbuluara, salla fitnesi, restorante dhe një muze i dedikuar për Zidane.

Në projekt janë edhe 11 “Zidane Sport Concept” të tjerë që do të dalin në Francë në vitet e ardhshme.

Top Channel