Ata nuk kane lidhje me njëri-tjetrin. Aq më pak kanë lidhje me personazhin emrin e të cilit mbajnë. Sipas regjistrit themeltar të gjendjes civile ata bëjnë gjithsej 84 persona. Janë shtetas shqiptarë dhe quhen të gjithë më të njëjtin emër si të liderit komunist, Enver Hoxha.

Sot do të shkojmë të takojmë njërin prej tyre. Do të mundohemi të kuptojmë se cfarë do të thotë sot në vitin 2010 të quhesh si një njeri që për të cilin ende ka diskutime të ashpra për mënyrën se si udhëhoqi vendin nga viti 44 dhe deri në vdekjen e tij në 1985.

“Unë kam lindur në vendin 1965 dhe e kam emrin Enver Hoxha, të cilin ma ka vënë babai. Ashtu ka qënë sistemi në atë kohë, ka pasur debulesë plaku për atë kohë atëherë, gjithashtu edhe për personin Enver Hoxha”, shprehet Enveri.

Enver Hoxha i kohërave tona jeton në qytetin e Cërrikut. Ai e pranon nën zë se emri e ka bërë të privilegjuar përsa kohë që Shqipëria ende jetonte me imazhin e Enver Hoxhës.

“Unë nuk kam aspak ndrojtje për emrin që kam”, thotë Enveri.

Por jo vetëm kaq, të quheshe Enver Hoxha për të ishte një bekim. Emri që gjyshi i vuri për nder të drejtuesit të lartë të shtetit, e ndihmoi Enverin edhe në pëlqimin që dhanë prindërit e vajzës që ai dashuronte. Askush nuk guxonte të refuzonte Enver Hoxhën.

Hurmaja, bashkëshortja e tij thotë se emri ka qënë një faktor shumë i fortë në lidhjen përfundimtare të tyre.

“Prindërit e mi kur dëgjuan emrin Enver Hoxha thanë se ishin shumë dakord”, tregon Hurmaja.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel