Dade: Refuzojmë komisionin hetimor

22/03/2010 13:20

Partia Socialiste e refuzon komisionin hetimor për zgjedhjet, duke e cilësuar si shkelje flagrante të ligjit.

Në një reagim të sotshëm, PS me anë të deputetes së saj Arta Dade theksoi vendosmërinë për për hetimin e zgjedhjeve, duke përdorur cdo mjet përfshirë protestat dhe manifestimet masive për të arritur një të drejtë kushtetuese dhe ligjore.

“Ofertat serioze të kompromisit, u hodhën poshtë me arrogancë e papërgjegjshmëri, nga kryeministri e mazhoranca e Ruzhdies cka e zhveshi Kuvendin e Shqipërisë edhe nga ajo fasadë e brishtë legjitimiteti që i kish mbetur, dhe i tregoi botës mbarë fytyrën e tij të vërtetë: të korruptuar, ilegjitime, anti demokratike”, u shpreh Dade.

Top Channel