Bulqizë, shtëpitë shkatërrohen

22/03/2010 12:55

Rrëshqitjet e tokës në disa fshatra të komunës së Fushë-Bulqizës vazhdojnë të rrezikojnë mbi 20 shtëpi, një pjesë e të cilave janë thuajse të pabanueshme. Banorët thonë se janë në rrezik dhe se toka lëviz me shpejtësi.

Me të njëjtin shqetësim shprehet dhe kryeplaku i këtij fshati, i cili kërkon ndihmë nga shteti pasi banorët janë të detyruar të braktisin shtëpitë.

Përfaqësuesit e komunës të cilët kanë inspektuar të gjithë fshatrat thonë se kanë informuar specialistët gjeologë.

Top Channel