Kriza, Rama mbledh aleatet

21/03/2010 18:45

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur në një takim rreth orës 18:00  të pasdites së sotme aleatet opozitare për të analizuar krizën politike të krijuar në vend.

Në mbledhje marrin pjesë kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi, ai i partisë Ligj e Drejtësi Spartak Ngjela, kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule, ai i G99 Erion Veliaj si dhe kreu i PDS-së Paskal Milo dhe Preç Zogaj.

Ende nuk ka asnjë deklaratë prej lidërve opozitarë, por besohet se në mbledhje do të flitet për hapat e mëtejshme që do të ndermarre opozita në kuadër të marrëdhenieve të saj me Kuvendin, pas ngritjes diten e premte prej mazhorances të komisionit hetimor për zgjedhjet pa marrë parasysh kerkesën e socialistëve për hapjen e kutive.

Top Channel