Gërdec, uji ende i ndotur

21/03/2010 20:55

Pas dy vitesh nga shpërthimi tragjik, uji i pijshëm mbetet një nga problemet më të mëdha për banorët e Gërdecit. Specialistet e Institutit të Shëndetit Publik deklarojnë se do të marrin mostra të ujit në këtë zonë për të ekzaminuar cilesinë.

Ndërkaq banorët detyrohen të blejnë ujë ose të konsumojne ujin që vjen nga rrjeti, edhe pse i pasigurtë. Por jo te gjithe kanë mundësi të paguajnë për ujin e pijshëm.

Vala e shpërthimit të  fabrikës së demontimit të armëve përfshiu edhe ujësjellesin e Gërdecit, i cili ende nuk është risjellë në gjendjen e mëparshme.

Por Bashkia e Vorës është duke finalizuar një projekt të ri. Të paktën kështu pohoi kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, i cili tha se brenda një muaji do të përfundojne punimet në ujesjellesin e ri, cka do të garantoje furnizim të vazhdueshëm me ujë të pastër.

Top Channel