
Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë që të tërhiqet nga rritja e pagave dhe pensioneve gjatë këtij viti, për të mbajtur nën kontroll financat e drobitura publike.
Në një deklaratë zyrtare të publikuar një ditë më parë, FMN thotë se qeveria nuk duhet të bëjë në 2010-ën rritje reale të pagave për administratën dhe pensioneve, por vetëm një indeksim të tyre në masën e inflacionit.
“Është shumë e rëndësishme që shpenzimet korrente të rishikohen dhe pagat dhe pensionet të mbahen nën kontroll. Kjo mund të bëhet duke i indeksuar këto të fundit vetëm pas inflacionit†deklaron Fondi, cka do të thotë një rritje pagash në masën 3 deri në 3.5 për qind, gati tre herë më pak nga premtimet e qeverisë që deklaron rritje të mesatare 10 për qind.
Por vec pagave FMN thotë se rishikimi i shpenzimeve duhet të prekë të gjitha zërat kryesorë të buxhetit.
“Pas përfundimit të rrugës Durrës-Kukës edhe investimet publike duhet të përshkallëzohen në nivele më të menaxhueshme,†vijon deklarata.
Ekspertët e FMN-së argumentojnë se këto masa janë të domosdoshme për të mos rrezikuar buxhetin, i cili këtë vit paraqet risqe të larta fiskale. Në programin afatmesëm ekonomik, qeveria ka premtuar një shkurtim të shpenzimeve në masën 30 miliardë lekë për vitin 2010, i cili sipas Ministrisë së Financave do të ligjërohet në mes të vitit. Por për FMN kjo nuk është e mjaftueshme dhe duhen të tjera shkurtime.
“Ndonëse qeveria shqiptare ka premtuar një ulje domethënëse të shpenzimeve në programin ekonomik aftmesëm në masën 30 miliardë lekë, ecuria aktuale e të ardhurave nga taksat, paralajmëron një deficit buxhetor prej 5.6 për qind. Por rishikimi i buxhetit duhet të synojë një deficit jo më të madh se 3 për qind,†vijon FMN.
Sipas Fondit ekonomia shqiptare deri tani është përballur mirë me krizën, por ecuria e saj dhe stabiliteti ekonomik i vendit gjatë këtij viti do të varet shumë nga mënyra se si qeveria do të menaxhojë buxhetin.  Â
Top Channel