Sarah Palin, gjithnjë e më afër ekranit

20/03/2010 13:10

Ish-guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin po i afrohet gjithnjë e më shumë ekranit të vogël.

Në pritje të kandidimit për në Shtëpinë e Bardhë si republikane ose si e pavarur, Palin i është përkushtuar angazhimeve televizive.

Sipas “Hollywood Reporter”, komentatorja e “Fox News” ka kërkuar nga 1 në 1.5 milion dollarë për të drejtuar një reality show.

Top Channel