Rama: Zgjedhje të parakohshme

20/03/2010 13:10

Partia Socialiste ka artikuluar fort synimin për zgjedhje të parakohshme. Lideri socialist Edi Rama ka deklaruar se me ngjarjet e nje dite me pare ne kuvend kriza eshte bere me e thelle, nderkohe qe ka deklaruar se votimi per komisionin hetimor i ngjante votimit ne Ruzhdie.

Rama deklaroi se tashme protestat do te shkojne pertej kufijve, dhe do te kene synim largimin e qeverise, shperndarjen e parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme.

“Partia Socialiste dhe opozita do të lëvizë me shpejtësi drejt nxjerrjes në të gjitha hapësirat publike të protestuesve dhe do të organizojë një valë protestash, që nuk do të ndalen pa u vënë në vend e drejta për transparencë. Ne do të zhvillojmë një betejë që sot hyn në një fazë të re dhe ka qenë e qartë se nuk do ta pranojmë realizitetin e shëmtuar të një demokracie të marrë peng. Do të bëjmë gjithcka na takon për të qenë bashkë më popullin në përpjekjen legjitime për të vendosur një të drejtë”, u shpreh Rama.

Kreu i Partisë Socialiste theksoi se nuk mund të ketë transparencë pa hapjen e kutive, cfarëdo procesi që e përjashton këtë, mban të mbyllur kutitë dhe njëkohësisht mban të mbyllur edhe të vërtetën e madhe që mund të dalë nga transparenca.

“Duam transparencën e votës së popullit. Mazhoranca po ecën në rrugë qorre. Nëse qeveria do të vazhdojë të sillet me popullin shqiptar në këtë mënyrë do të marrë përgjigjen që meriton, përgjigjen që cdo popull reagon kur i mohohet e drejta për të zgjedhur”, theksoi ndër të tjera Rama.

Top Channel