NASA, pamjet e “Hubble” pas pak në You Tube

20/03/2010 13:50

Një video prej 43 minutash, i realizuar nga qëndra Space Telescop Science Institute, e NASA-s, me pamje të xhiruara nga teleskopi hapësiror “Hubble”, do të transmetohet në orët e ardhshme në You Tube.

Filmimi do të shfaqet edhe në sallat kinematografike dhe përmban një kolazh mbi 20 vitet e aktivitetit te instrumentit të fuqishëm të vëzhgimit të trupave të kaltër.

“Bëhet fjale për pamje tredimensionale, të cilat shikuesve do t’i japin ndjenjën e një fluturimi të vertëtë në hapësirë”, ka deklaruar Frank Summers, astronomi në krye të projektit.

Top Channel