Kinë, stuhija e rërës përfshin Pekinin

20/03/2010 11:35

Vetëm një javë pas dëborës, një stuhi e fuqishme rëre ka përfshirë Kinën, duke goditur në vecanti kryeqytetin Pekin.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale të shtypit, sipas të cilave stuhia e rërës erdhi nga shkretëtira e afërt e Mongolisë së Brendshme.

Burimet shtojnë se stuhia ka filluar gjatë natës duke bërë që banorët e Pekinit të zgjohen nën një re gjigande të verdhe. Gjithësesi, në orët e fundit ajo ka filluar të rrallohet.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel